Gratë sipërmarrëse dhe vajzat e reja që duan të nisin një biznes mund të kenë tashmë një përfaqësi të tyren.

Dhoma Ekonomike e Gruas sapo është krijuar. Me gra sipërmarrëse në bizneset në prodhim, shërbim e konsulencë, kjo Dhomë synon të jetë zëri dhe pika fuqizuese e sipërmarrjeve.

Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë dhjetëra gra sipërmarrëse, ekspertë, zyrtarë e përfaqësues të qeverisë.

Kryetarja e Dhomës Ekonomike Antonela Hako tha se, “Gratë në karrierë dhe biznes përballen me sfida të mëdha. Flasim për aksesin e ulët në financa, përfaqësimin i vogël në drejtimin ligjor të biznesit në vendin tonë, mungesë informimi, shpesh here dhe vetëpërjashtim ose kufizim nga rrethi social për shkak të angazhimeve të shumta. Takimet me institucionet dhe aktorë të ndryshëm na kanë rikonfirmuar edhe një herë problematikat reale të grave në sipërmarrje, por njëkohësisht nga kanë siguruar partneritet strategjik dhe mbështetje”.

Një model i mirë organizimi vjen nga Dhoma Ekonomike e Gruas në Kosovë. Kryetarja e kësaj Dhome, zonja Afërdita Saraçini solli përvojën e dhomës themeluar nga 7 gra 7 vite më parë. “Pavarësisht vështirësive, gratë po tregohen këmbëngulësem tha ajo. Si themeluese e RTV21, ajo tregoi se, hapi emisionin “Startup” dedikuar sipërmarrjet, çka ishte një zë e promovim për sipërmarrjen. “Prandaj ftoj të gjitha gratë udhëheqëse të mediave që të gjejnë të gjitha mënyrat të mbështesin gratë në sipërmarrje”.

Gjatë ceremonisë së hapjes, ministrja Denaj tha se, kjo është një nismë e vonuar, por ende në kohën e duhur për të rritur përfaqësinë e gruas dhe për të fuqizuar zërin e saj.

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RÇ tha në fjalën e saj përshëndetëse se, “Shpresoj që grupimi i grave të jetë pjesë e një rrjeti më të gjerë rajonal dhe europian. Në nivel rajonal, sipërmarrja femërore është në 27.5% e totalit. Të gjitha studimet tregojnë se një angazhim më i madh i gruas në sipërmarrje, jep një kontribut edhe më të madh në rritjen ekonomike. Të dhënat e fundit tregojnë se për shkak të pandemisë, papunësia te gratë në Ballkanin Perëndimor ka shkuar në 55% nga 48 % që ishte para pandemisë”.

Studime të shumta tregojnë se gratë kanë me pak akses në financa, çka e bën më të vështirë për to përballimin e situatave të krizës”.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes Eduart Shalsi, pohoi se, “Në një vit e gjysëm si në  një vit e gjysëm në këtë detyre, “më ka ndodhur që gratë, ndryshe nga burrat kanë prezantuar jo vetëm problemin, por edhe zgjidhjen apo sugjerimet si do ta zgjidhin këtë situatë”.

Dhomas Ekonomikë e Gruas synon të sjellë opinionet, shqetësimet, sfidave, vështirësive grave sipërmarrëse. Por dhe arritjet, historitë motivuese dhe sukseset e tyre. Kjo do të shërbejë si nxitje për sipërmarrjet e reja. Me moton “një grua më e fortë në ekonomi, sjell prosperitet për familjen dhe shoqërinë”, Dhoma Ekonomike e Gruas synon të:

– Mbrojë interesa ekonomike dhe sociale të grave sipërmarrëse, profesioniste dhe të

vetëpunësuara nga të gjitha sektorët e ekonomisë.

– Ofrimin e shërbimeve ndaj tyre përmes zhvillimit të politikave favorizuese per

mbështetjen ekonomike dhe sociale

– Ofrim i veprimtarive promovuese dhe zhvilluese. Trajnimit dhe mentorimit

– Bashkëpunime kombëtare dhe rajonale

– Zgjerimit te tregu në nivel rajonal

– Ngritje të një rrjeti network

– Projekte dhe konsulenca

– Informimi të vazhdushëm

– Mbështetje për zhvillimin e startup-eve dhe biznesit të vogël.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close