Greqia heq karantinën për ata që hyjnë nga jashtë, kufiri me Shqipërinë hapet më 1 korrik
Greqia hoqi të martën karantinën për çdo person që hyn në territorin grek dhe kjo lehtëson lëvizjen e shqiptarëve me lejeqëndrime në Greqi dhe të punëtorëve sezonalë.
Edhe Shqipëria prej dy javësh nuk praktikon më karantinën për shtetasit që hyjnë nga Greqia në territorin shqiptar.