Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 12 Tetor, ja cilët lejohen të udhëtojnë

Greqia ka zgjatur masat kufizuese për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kufiri me vendin tonë do të jetë i mbyllur të paktën deri më 12 Tetor.

Qytetarët me pasaporta biometrike nuk do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë, por vetëm ata që kanë pasaportë greke ose leje qëndrimi.

Gjithashtu vijon të ndiqet rregulli i mëparshëm me 300 qytetarë që lejohen të kalojnë nga Kapshtica brenda 24 orëve dhe 750 nga Kakavija, të cilët duhet të kenë edhe testin e Covid-19 negativ.

Ndërkohë Ministria e Jashtme njofton se në kuadër të masave kundër Covid-19 përjashtohen nga ndalimi i hyrjes:

– Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi;

– Kalimi i kamionave për transport mallrash;

– Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse;

– Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit;

Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet VETËM nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Τë gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri. (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

– Vërtetim diagnoze në anglisht. (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit)

– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form).

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close