HARROJMË BY:Zj Softa

HARROJMË BY:Zj Softa

Ndonjëherë biem mbas halleve dhe vetëm ankohemi Harrojmë se jeta ka një fund, harrojmë të gëzohemi.

Duke vrapuar mbas halleve, hallet më shumë i shtojmë Harrojmë veten tonë, harrojmë momentin t’a gëzojmë.

Harrojmë njerëzit që n’a duan dhe zotin e harrojmë Kur ndodhemi keq, atëhere kujtohemi t’i kërkojmë .I shërbejmë parasë me mish dhe me shpirt Harrojmë se dhe atë do t’a braktisim një dit.

Harrojmë të vlerësojmë të mirat që i fitojmë Nga mania e madhe asgjë nuk gëzojmë.Harrojmë se sot je dhe nesër nuk je Se jeta është sot , as nesër dhe as dje .Jetojmë me mllef dhe me mllef ikim nga kjo botë Harrojmë se një ditë do të mbillemi në tokë .

Harrojmë që vendet tona në këtë botë, nga Zoti janë të rezervuara Dhe shanset që ai na i jep, janë të kursyera.Dhe shpirti kur të dalë nga trupi, do gëzohet që shpëtoi Do mallkojë kufomën që e torturoi.

Do qajë që ishte shpirt i vdekur në trup të gjallë Do rilindë si një engjëll nga një djall ! (Buqa Softa )

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com