Histori shokuese/ Vjehrra nusja e djalit la fëmijët në gjumë dhe shkoi me të dashurin në…

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua historia e braktisjes së dy fëmijëve të mitur 5 dhe 4 vjeç nga nëna e tyre. Historia u rrëfye nga gjyshja e cila kërkon ndihmë për të rritur mbesat.

Si u njoh djali juaj me bashkëshorten?

Vera: Të them të drejtën kur djali u martua me këtë femër nuk e kam pranuar dhe ai u largua me qera. Nuk e pranova sepse ajo kishte qenë e martuar dhe kishte dy fëmijë të tjerë të cilët i kishte braktisur.

Kishin konflikte mes tyre pas martesës?

Vera: Jo nuk kishin, por pasi erdhi në jetë vajza e madhe unë i kërkova djalit të vinin të jetonim bashkë të gjithë.

Po si lindën problematikat?

Vera: Nëna e Blerinës nuk e donte djalin tim fare, e shanin dhe e ofendonin pafund. Nga ajo krushqi nuk kam pirë një kafe.

Paska qenë një martesë dhe krushqi problematike?
Vera: Po sepse as ata nuk na donin as ne nuk i donim, dolën fjalët e vjehrrës së djalit pasi ajo thoshte që do të shkatërroj deri në fund.

Si ishte marrëdhënia jote me nusen?

Vera: Kisha një marrëdhënie shumë të mirë, flisnim me njëra-tjetrën shumë, djali ishte gjithë kohën në punë dhe unë mundohesha që ta respektoja.

Si iku?

Vera: Gjithë konflikti nisi nga martesa e motrës së Blerinës, e cila kishte ceremoninë e martesës dhe djali im i tha se nuk do shkosh se ata nuk e donin djalin tim dhe ky i tha që pa mua pse do shkosh.

 Çfarë bëri Blerina a shkoi?
Vera: Ajo i la në gjumë dhe u largua pa fëmijët.

E mban mend momentin kur ka ikur Blerina?
Vera: Po ishte mbasdite unë po kthehesha nga puna, fëmijët po i lante goca ime në tualet, ajo ishte larguar pa thënë. Djali ishte në gjumë dhe kur u çua u shokua.

Çfarë bëtë ku e kërkuat?
Vera: Po shkuam te familja e Blerinës, por ajo nuk ishte aty, ishte te gjyshja e saj dhe në dasmën e motrës ajo shkoi me të dashurin në dasmë. Si ka mundësi që familja e babait e pranoi Blerinën me të dashurin?

Po fëmijët kush i mori?
Vera: Ajo fëmijët i hodhi te shkallët dhe vajza e vogël u dëmtua dhe ata si familje na u turrën për të na rrahur.

Keni zbuluar veprime të turpshme nga Blerina në syrin e fëmijëve?
Vera: Po është e vërtetë, ajo dilte në ballkon dhe përballë fëmijëve dhe bënte veprime të turpshme në syrin e tyre.

Vera: Djali kishte dalë në foto me gocën e xhajes, edhe ai i dashuri Blerinës qëllimisht ngacmoi gocën e xhajes, djali të nesërmen e gjuajti me grushta sepse nuk mundi dot ta duronte ofendimin që i bëri ai.

 Çfarë bëtë ju pasi u largua Blerina?
Vera: Ne njoftuam policinë, sepse në shtëpinë tonë lindën debate pas ikjes së saj. Ne njoftuam policinë, por debatet mes këtyre të dyve kanë qenë edhe për tradhëti.

Ka pasur ndonjëherë Blerina urdhër mbrojtje?
Vera: Po sepse ngaqë një herë humbi vajza e vogël dhe ne po e kërkonim, vajza ishte me Blerinën dhe djali e goditi me një shpullë, për këtë shpullë ajo mori urdhër mbrojtje.Blerina bënte veprime të turpshme dhe vajzat më tregonin dhe shpreheshin që Blerina bënë gjëra të tilla, por unë nuk ja vura kurrë në vesh djalit tim.

Cilat ishin fjalët e mbesës që ti tha pas asaj që pa nga nëna e saj?
Mbesa më tha që nëna unë do hidhem nga ballkoni sepse mami im bënë veprime të turpshme.Jam shumë e lënduar, sepse ata fëmijë mezi i rris dhe ata flenë në tokë pa ngrënë, pa rroba,p a asgjë!

Çfarë keni denoncua u për Blerinën?
Denoncuam braktisjen e fëmijëve nga ana e asaj. Prokuroria e thirri Blerinën por asgjë deri më sot.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close