Historia frymëzuese Fermeri i paguan shkollën vajzës së varfër… 11 vite më vonë, ajo i shpëton jetën

Ka raste kur një akt i mirë, sjell më shumë të mira… dhe ka raste kur një akt i mirë, mund të të shpëtojë jetën.
Historia e mëposhtme, është një shembull i kësaj të dytës., i ndodhur në Kinë në vitin 2019.
Vitit 2008. Një tërmet i fuqishëm i shkatërroi shtëpinë. Ling ishte vajza më e madhe e një familje 5 anëtarëshe. Një familje e varfër, e cila u bë edhe më e varfër dhe fatkeqe pas tërmetit 7.9 të shkallës Rihter.
I ati i vajzës ishte i paralizuar, ndërsa e ëma vuante nga sëmundjet. Në këto kushte, familja mundi të gjejë strehim të përkohshëm në shtëpi aty pranë që nuk u rrëzua prej tërmetit. Derën kësaj familje të varfër ia hapi fqini.
Disa ditë më vonë, një fërmer i quajtur Zheng, e rastisi në rrugën vajzën e vogël. E pa të trishtuar dhe e pyeti nëse mund ta ndihmonte. Ling i tregoi se kishin mbetur pa shtëpi dhe ishin ekstremisht të varfër.
Burri u prek nga rrëfimi i vajzës. Edhe ai vetë ishte rritur i varfër dhe kishte mundur të ngrinte jetën e tij falë punës në fermë. I jep një copë letër me numrin e tij të telefonit dhe i thotë që kur të mbarojë gjimnazit të marrë këtë numër.
Vitet kalojnë dhe fermeri merr një telefonatë nga një numër që nuk e njihte. Ishte babai i vajzës së vogël që kishte takuar vite më parë në rrugë. Babai i Ling shpresonte që fermeri t’a mbante mend premtimin që i kishte dhënë të bijës, dhe në fakt burri e mbante mend.
Burri foli me vajzën dhe e pyeti se për çfarë dëshironte të studionte. Ling i tregon se ka dëshirë të shkojë për mjekësi porse mundësitë për të përballuar studimet ishin të pakta. Fermeri i tregon se nuk ka pse të shqetësohet për paratë, pasi do të jetë ai që do t’ja paguajë shkollën.
Zemërgjerësia e këtij burri ishte e madhe, kjo pasi ai ndihmoi financiarisht dhe njërën nga dy motrat e vogla të Ling.
11 vite kishin kaluar nga dita kur fermeri dhe vajza e vogël ishin takuar për herë të parë. Veçse kësaj here, takimi i tyre do të ishte ndryshe.
Fermeri ndodhej në një mbledhje kur humb ndjenjat. Kishte pësuar një goditje në tru. Të pranishmit thërrasin menjëherë ambulancën e cila e çon burrin në spital. Në të njëjtin spital ku punonte vajza të cilës ai i kishte paguar studimet.

Kur Ling mëson se në spitalin ku ajo punon po vinte fermeri, kujdeset që ta presë vetë dhe t’i shërbejë me të gjithë ekspertizën e mundshme që ofronte spitali.
Me ndërhyrjen e shpejtë, fermeri nuk pati nevojë që të hynte në operim dhe doli nga spitali brenda pak ditëve. Të gjitha shpenzimet e dokumentat e nevojshme i bëri Ling me të shoqin, si një shenjë falenderimi për atë që vite më parë kishte bërë fermeri.
Dhe rezultoi se mjekja me të shoqin kishin bëre veprimin e duhur, pasi fermeri do t’i deklaronte më vonë se puna e tij në fermë kishte rënë ndjeshëm dhe se ai nuk do të kishte patur mundësinë për t’i paguar të gjitha faturat.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button