Historiku i qytetit të Pogradecit

Qyteti është i vendosur prej shekujsh në të
ashtuquajturën Gropa e Pogradeci, e cila zë pjesën
jugore e jugperëndimore të gropës së Ohrit, që bën
pjesë në zinxhirin e gropave tektonike. Aktualisht ajo
ulet me një amplitudë deri në 2-3 mm/vit.
Nisur nga zbulimet arkeologjike, bashkia e Pogradecit
rezulton e banuar që në epokën e Neolitit të Vonë
(6000-2000 vjet para Krishtit) Këto territore kanë qënë
të banuara nga fiset ilire:

Enkelejtë dhe Desaretet, gjë
që e vërtetojnë edhe zbulimet arkeologjike të
vendbanimeve të ndryshme në Blacë, Tushemisht,
Selcë e Poshtme, Lin, Kalaja e Pogradecit etj.
Kalaja e Pogradecit (vend arkeologjik), me lartësi 889
m mbi nivelin e detit (205 m mbi niv.liqenit), ndodhet
në pjesën perëndimore të qytetit dhe ka filluar të
banohet në shek.V para Krishtit deri në shek.IX. Kjo
qëndër banimi ilire u pais me mure mbrojtëse, gjurmë
të cilëve ka dhe sot.

Kalaja e Pogradecit ka pasur kështu funksionin e banimit për një periudhe prej
1400 vjetësh.
Gjetjet arkeologjike tregojnë për vazhdimësinë etnike të saj, dhe dëshmojnë që banorët e saj janë
marrë me bujqësi, peshkim, e zeje të ndryshme dhe kanë pasur marrëdhënie me qëndrat e banuara
fqinje. Në vitet e mëvonshme qyteti u shtri në rrëzë të kalasë, në Gradishtë e në veri të qytetit të
sotëm. Në përshkrimet e Elvia Celebiut, i cili kaloi në këtë trevë në shekullin e XVII,thuhet:
katër xhami, një medrese, dy shkolla fillore, një teqe, tre hane, një
banjë e gjashtëqind shtëpi´

ANALIZA DHE VLERËSIMI I TERRITORIT / BASHKIA POGRADEC 6
Në vitet 1878 Pogradeci kishte 2000 banorë, të cilët merreshin me bujqësi, vreshtari dhe artizanat
(marangozë, rrobaqepës, leshpunues, bakërxhi, etj). Gjatë kësaj periudhe qyteti formoi
fizionominë e tij si qëndër tregtare ± zejtare, dhe u kristalizuan banesat qytetare me tipare të
veçanta arkitektonike lokale
Mokrës´
Pogradeci ka përmbledhur rreth 140 fshatra, me shtrirje që nga Quksi i Elbasanit deri në Pirg të
Korçës e evidentuar kjo në vitin 1919 në një protestë të delegacionit shqiptar në konferencën e
paqes në Paris, ku midis të tjerave thuhet: ³… populli i qarkut të Pogradecit, i përbërë nga 140

Ndërsa në vitet µ30, në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut, evidentohet se qarku i Pogradecit ka
patur Bashki si njësi administrative politike .
Gjatë fillimeve të shekullit të XX, ndërtimet janë shtrirë perreth xhamisë dhe më pak buzë liqenit.
Mbas luftës së dytë botërore qyteti shtrihet me ndërtime të reja buzë liqenit, nga hyrja e rrugës së
Elbasanit deri në qëndër, ndërsa në pjesën tjetër të bregut të liqenit bëhen kryesisht ndërtime
turistike. Në këtë kohë ndërtohet qëndra industriale në rrugën që shkon në fshatin Vërdovë, sot

Në vitet e fundit, ndërtimet në qytet e njësinë administrative Buçimas, kryesisht banesa
individuale, janë vendosur në Gradishtë, Përroin e Çaprazit, dhe ndërtime pa lejë në dy krahët e
rrugëve që përshkojnë fushën e Buçimasit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close