Hoxha: Kokaina sot është tema e ditës, kanabisin në shtëpitë e barit e mbjellin 4 herë në vit

“Kokaina sot është tema e ditës, të tjerat garniturë në pjatat e krimit të organizuar”. Kështu deklaroi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Investigativ Artan Hoxha teksa fliste trafikun e drogërave. Sipas tij, trafikantët duke parë tregun e kanabisit kanë nisur ta kultivojnë atë 4 herë brenda vitit, krahasuar me një herë në vit që kultivohej më parë. Edhe pse ka qenë pandemik, Hoxha tha se çmimi i kanabisit ka qenë i lartë dhe cilësia më e kontrolluar.

“Sot që flasim edhe kanabisin në shtëpitë e barit e mbjellin 4 herë në vit. Tjetri që kultivohej më parë ishte 1 herë në vit. Kultivohet me llamba dhe çmimi nuk është si më parë por është rritur. Kur rritet sasia rritet çmimi, por ata janë kujdesur që të mos e rrisin sasinë, ka një koordinim shumë të mirë. 2016-ta ishte një vit aq i mbrapshtë sa shkatërroi edhe tregun e krimit të organizuar, e çoi çmimin e kanabisit sa domatja.

Tani që të ketë vlerë nisur edhe nga pandemia, çmimi ka qenë i lartë. Kultivim ka pasur, por ka qenë i kontrolluar dhe cilësia ka qenë e lartë dhe çmimi gjithashtu për të rritur fitimet. Kokaina sot është tema e ditës, këto të tjerat janë garniturë tek pjatat e krimit të organizuar”, tha Hoxha./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button