I kërkoi të “kandidonte” kundër tij për të ligjëruar zgjedhjet, pastruesja bëhet kryetare bashkie

Për katër vitet e kaluara, Marina Udgodskaya kishte pastruar dyshemetë dhe zyrat në godinën e bashkisë së fshatit Povalikhino, në pjesën rurale të Rusisë. Por tani, 35-vjeçarja do të ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi fitoi zgjedhjet vendore në fillim të muajit shtator, edhe pse ishte futur në garë në mënyrë që të mos kishte një kandidat të vetëm.
Kur asnjë banor i fshatit nuk doli për të garuar kundër kryetarit, Nikolai Loktev, i cili është pjesë e Partisë Bashkimi, që mbështet presidentin Vladimir Putin, ai bindi pastruesen që të regjistrohej në garë për ta “rivalizuar”, duke qenë se ligji kërkonte që duhet të ishin minimumi dy kandidatë. Por plani shkoi tmerrësisht keq, kur njerëzit votuan masivisht për pastruesen, duke i dhënë 64% të votave.
“Ai mendonte se askush nuk do ta mundte dhe se do të ruante vendin e punës. Por njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës dhe zgjodhën Marina Udgodskaya-n”, tha për BBC një pjesëtar i komisionit vendor të zgjedhjeve.
Edhe pse fitoi, Udgodskaya tha se ndihej një kandidate “false” dhe nuk ishte gati për këtë ngritje kaq të madhe në detyrë.
katër vitet e kaluara, Marina Udgodskaya kishte pastruar dyshemetë dhe zyrat në godinën e bashkisë së fshatit Povalikhino, në pjesën rurale të Rusisë. Por tani, 35-vjeçarja do të ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi fitoi zgjedhjet vendore në fillim të muajit shtator, edhe pse ishte futur në garë në mënyrë që të mos kishte një kandidat të vetëm.
Kur asnjë banor i fshatit nuk doli për të garuar kundër kryetarit, Nikolai Loktev, i cili është pjesë e Partisë Bashkimi, që mbështet presidentin Vladimir Putin, ai bindi pastruesen që të regjistrohej në garë për ta “rivalizuar”, duke qenë se ligji kërkonte që duhet të ishin minimumi dy kandidatë. Por plani shkoi tmerrësisht keq, kur njerëzit votuan masivisht për pastruesen, duke i dhënë 64% të votave.
“Ai mendonte se askush nuk do ta mundte dhe se do të ruante vendin e punës. Por njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës dhe zgjodhën Marina Udgodskaya-n”, tha për BBC një pjesëtar i komisionit vendor të zgjedhjeve.
Edhe pse fitoi, Udgodskaya tha se ndihej një kandidate “false” dhe nuk ishte gati për këtë ngritje kaq të madhe në detyrë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close