I sapozgjedhur në krye të KLSH, Ilir Meta takon Arben Shehun: Të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

Meta i ka uruar suksese Shehut ne punën e tij, ndërsa e ka ikurajuar që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Sakaq, Kreu i Shtetit është shprehur se Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

“Zhvillova sot një takim me Kryetarin e sapozgjedhur të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Arben Shehu, me rastin e fillimit të ushtrimit të detyrës prej tij. Duke i uruar suksese, e inkurajova që veprimtaria e KLSH të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar politikisht.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë kushtetues i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe veprimtaria e këtij institucioni duhet të shërbejë veç të tjerave edhe në rritjen e përgjegjshmërisë së çdo institucioni publik në menaxhimin e pasurisë publike, pa asnjë dallim, duke nisur nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Është tepër e rëndësishme që KLSH t`i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi,” shkruan Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com