Idrizi: Askush s’e shpëton dot Ramën, opozita është e gatshme të ofrojë një program që i përgjigjet krizës së pandemisë

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për zhvillimet politike në vend.

Idrizi komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra pasditen e djeshme në Elbasan, ku tha se nuk e sheh opozitën si kundërshtar, duke thënë se Rama nuk e ka problem të mos e shohë kundërshtarin apo të bëjë atë që është djerra e fundit e një diktatori, të ndryshojë rregullat, siç bëri me marrëveshjen e 5 qershorit.

Sipas kreut të PDIU, Ramën nuk ka çfarë e shpëton, pasi Shqipëria është në krizë shumë të madhe ekonomike, politike dhe e zhytur në korrupsion. Mes të tjerash, Idrizi foli dhe për programin e opozitës, duke thënë se “duhet ta kemi fushatën programore dhe përmbajtësore, për të pasur një program emergjence në 100 ditët e para, se si do t’i përgjigjemi pandemisë dhe situatës së rënduar”.

Meqë ai një pjesë të jetës e ka kaluar në kohën e komunizmit, këto koncepte i ka ndërtim pa leje, pra ndërtim shtesë. Kemi një ekzekutiv të cunguar, një Parlament monist, pa Gjykatë Kushtetuese e të Lartë. Raportet e fundit ndërkombëtare thonë se Shqipëria është një demokraci me tendenca autoritariste. Edi Rama nuk e ka problem të mos e shohë kundërshtarin apo të bëjë atë që është djerra e fundit e një diktatori, të ndryshojë rregullat, siç bëri me 5 qershorin, megjithëse Shqipërisë i janë vendosur 15 kushte, 3 prej të cilave janë për zgjedhjet.

Shqipëria është në krizë shumë të madhe ekonomike, politike, dhe sigurisht që asnjë gjë nuk e shpëton Edi Ramën, përfshirë këtu edhe korrupsionin. Rama do ta çojë deri në fund marrëzinë, asgjë nuk e shpëton. Por, problemi më i madh i opozitës sot është programi i saj, për dy momente që nuk presin: ne nuk mund të kemi thjesht një program 4-vjecar, por opozita është e gatshme të ofrojë një program ad-hoc për pandeminë dhe ekonominë.

Kemi një shtet rrumpallë, një qeveri të rilindjes, po të shohim kabinetin qeveritar, shumica janë këshilltarë të Ramës apo pjesë e sektit të rilindjes. Ne duhet ta kemi fushatën programore dhe përmbajtësore, për të pasur një program emergjence në 100 ditët e para, se si do t’i përgjigjemi pandemisë dhe situatës së rënduar. Imagjinoni goditjen që ka marrë ekonomia shqiptare, duhet futur në zinxhirin prodhues”, u shpreh Idrizi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close