Ilaçi që po lufton Covid-19: Eksperimenti tregoi se pacientët shërohen në pak ditë

Të prekurit me Covid-19, të cilët po trajtohen me një ilaç eksperimental të quajtur ‘Remdesivir’ në Shtetet e Bashkuara janë shëruar shumë shpejt.

Të gjithë pacientët që morën pjesë në ekperiment kishin simptoma të rënda të koronavirusit, si ethe dhe probleme me frymëmarrjen, por shumica prej tyre arritën të dalin nga spitali në më pak se një javë trajtim.

Sipas mjekëve që kanë kryer provën klinike, pacientet reagojnë mirë ndaj këtij medikamenti dhe vetëm dy prej tyre kanë humbur jetën gjatë trajtimit.

Deri tani nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, e cila mund të shkaktojë pneumoni të rëndë apo sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes akute, e njohur si Sars. Por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara  po shqyrton disa medikamente dhe trajtime të tjera, mes të cilave edhe ‘Remdesivir’.

Ilaçi u testua kundër Ebolas por nuk pati shumë sukses. Testimet e shumta në kafshë ndërkohë treguan se ilaçi mund të parandalojë dhe trajtojë koronaviruset që lidhen me Covid-19, duke përfshirë SARS-in dhe MERS-in, sindromë respiratore e Lindjes së Mesme.

Në muajin Shkurt, Organizata Botërore e Shëndetit tha që ‘Remdesivir’ tregoi potencial kundër Covid-19.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close