Inceneratori i Tiranës/ Tabaku: Një histori e pastër vjedhje

 Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se, “inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve”.

“Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion”, tha ajo.

Tabaku shtoi se, “25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera. 30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për ton mbetjesh që depoziton këtu”.

Ajo nënvizoi se, “Partia Demokratike ka analizuar të gjitha dosjet e këtyre kontratave koncesionare dhe do t’i çojë ato përpara drejtësisë, por sot jemi këtu për të denoncuar se si njëkohësisht, bashkë me qytetarët e Tiranës që paguajnë një tarifë më të lartë pastrimi, edhe Bashkia e Durrësit është detyruar që të derdhë këtu mbetjet”. /a.a/

Burimi/ Agjencisë Telegrafike Shqiptare”

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close