Instagram ju jep përdoruesve një mënyrë të re për të bërë para

Krijuesit e Instagram tani kanë më shumë mënyra për të prodhuar para. Përmes platformës tani influencerët mund të shesin simbole gjatë transmetimeve live, një testim i cili po zgjerohet edhe tek reklamat IGTV. Instagram prezantoi herë të parë simbolet në një postim në blog në Maj të 2020-ës. Përdoruesve u jepet një opsion për të blerë një simbol gjatë transmetimit live dhe shfaqet ngjitur me emrin e

https://twitter.com/mosseri?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1318606373131673601%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_0&ref_url=https%3A%2F%2Fbusinessmag.al%2Finstagram-ju-jep-perdoruesve-nje-menyre-te-re-per-te-bere-para%2F

Këto simbole i bëjnë përdoruesit më të dukshëm për krijuesit. Si rezultat krijuesit mund të zgjedhin të shpërblejnë ndjekësit besnikë duke i përmendur gjatë transmetimit apo mënyra të tjera. Fillimisht simbolet ishin të disponueshme vetëm për një numër të kufizuar influencerësh por tani numri është zgjeruar. Adam Mosseri, drejtues i Instagram, përmes një cicërime në Twitter tha se simbolet do të jenë të disponueshëm tek më shumë përdorues në mbarë botën.

Aktualisht 50 mijë krijues përfitojnë nga sistemi i simboleve të Instagram. Për më tepër opsioni po shtrihet edhe në IGTV ku krijuesit mund të fitojnë gjithashtu para. Duke ju dhënë mundësinë të fitojnë para në Instagram, rrjeti social do të tërheqë më shumë influencerë në aplikacion. Aktualisht Instagram po konkurron me TikTok dhe platforma të tjera të rrjeteve sociale dhe i nevojiten disa lëvizje të forta për të ruajtur statusin e liderit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close