Interi reflekton mbi të ardhmen e Godin: në rast lamtumire janë identifikuar dy mundësi zëvendësimi.

E ardhmja tek Interi në dyshim për Diego Godin. Qendër mbrojtësi uruguajan, që mbërriti tek zikaltërit këtë sezon me parametra zero nga Atletico Madrid, nuk di akoma me qartësi çfarë do të bëhet me atë vitin që vjen.

Mbrojtësi kur është thirrur në diskutim nuk ka qënë plotësisht i bindur dhe duke marrë parasysh 34 vitet e tij dhe peshën e kontratës prej 5 milion në sezon nuk pëjashtohet mundësia që Interi të liroher prej tij: siç raportohet nga La Gazzetta della Sport në radhë të parë për të zënë vëndin e tij në rast transferimi do të ishte Marash Kumbulla, mbrojtës i datëlindjes 2000 në pronësi të Veronas, ndër surprizat më të këndshme dhe të cilësisë më të mirë të ekipit venedikas deri më tani.

Një alternativë veç Kumbullës (që vlerësohet rreth 20/25 milion euro dhe ndiqet edhe nga Fiorentina dhe Napoli) vëmëndja është edhe tek Jan Vertonghen: mbrojtësi belg është në përfundim të kontratës në qershor me Totenham dhe mund të arrihet me parametra-zero. Në Milano mund të gjejë bashkëkombasin e tij Lukakun dhe danezin Eriksen, ish shokun e skuadrës të Spurs-ave me të cilin është shok i ngushtë.

/K.A

Përkthyer në shqip nga www.90min.com

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close