Ish-ministri i Metës leksion PD-së/ Ja çfarë i duhet vendit

Ish-ministri I Drejtësisë gjatë qeverisjes PS-LSI, Ylli Manjani ndërsa analizon situatën politike në Shqipëri, nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë, ndërsa thotë se “shteti është bërë njësh me pushtetin”.
Por, gjithashtu Manjani i ka drejtuar një leksion edhe Partisë Demokratike, ndërsa shkruan se “PD dhe kushdo tjetër që ka një shqetësim për agresivitetin e shtetit politik duhet të përgatisin një model tjetër.

Një model të një shteti mbi çdo pushtet. Të një shteti rregullator dhe të drejtë. Të një shteti proporcional që lirinë e të drejtën e individit nuk e ndalon, e madje as e kufizon sipas qejfit të pushtetit politik të radhës.”
Sipas Manjanit, vendit i duhet një KUSHTETUTË E RE, si dokumenti i vetëm që rregullon marrëdhënien ndërmjet individit dhe shtetit të tij.

Një Kushtetutë që nuk ndryshohet me pazarin politik të radhës, por përmirsohet vetëm nga praktika e gjykatave të pavarura. Një kushtetutë që nuk ndryshohet e as shkruhet nga ambasadat, gjithashtu… Se kushtetuta nuk është as manual diplomatik e as rregullore ushtarake…
Një Kushtetutë që i jep shoqërisë të drejtën të ndajë çështjet politike nga punët e shtetit. Krizat politike nuk kanë përse të prekin shtetin. Ato (krizat) i zgjidh vota e lirë…

Një Kushtetutë që vendos drejtësinë mbi çdo pushtet politik.
Nëse vërtetë e kemi këtë shqetësim, kjo është detyra politike nr. 1!”-shkruan Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button