Ish presidenti amerikan George W Bush: Jam shumë i trishtuar, duhet të marrë fund racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë

Ish presidenti amerikan George W Bush ka reaguar në lidhje me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

“Unë dhe Laura jemi të pikëlluar nga vdekja brutale e George Floyd. Jemi të shqetësuar nga padrejtësia që mund të ketë në Amerikë. Është koha që Amerika të shikoj të keqen që ka përbrenda.

Mbetet një cështje e nxehtë fakti që në vendin tonë shumë burra të rinj afro amerikan trajtohen jo në mënyrë të barabartë me qytetarë të tjerë amerikanë”, tha ndër të tjera ish kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Floyd, një njeri me ngjyrë, vdiq ndërsa ishte në paraburgim në policinë e Minneapolis në 25 maj. Video e shpërndarë për opinionin publik amerikan dhe botëror tregon momentin, kur Floyd vdes gjatë arrestit, ndërsa u prangos nga një oficer me ngjyrë të bardhë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar trazira të shumta në SHBA, duke sjellë gjithashtu edhe reagime të shumta. Presidenti në detyrë i Amerikës Donald Trump ka dënuar ngjarjen,  kurse tha se protestuesit nuk duhet që të shkatërrojnë pronat në qytetet amerikane.

Balkanweb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com