Ish punonjësi i Google bëhet njeriu i dytë më i pasur i Kinës

Një ish punonjës i Google u rendit si njeriu i dytë më i pasur i Kinës pas rritjes së shitjeve në biznesin e tij e-commerce Pinduoduo.

Pasuria e Colin Huang arriti në 45.5 miliardë dollarë, më 21 qershor, sipas Forbes, përpara Jack Ma të Alibaba, por pas Pony Ma të Tencent.

Huang më përpara ka punuar për Microsoft dhe ka shpenzuar tre vite në Google si inxhinier. Në 2016-ën ai ka thënë se këto tre vite kishin qenë shumë të vlefshme për të dhe se Google i kishte dhënë më tepër sesa ai vetë kishte kontribuar për kompaninë.

Huang themeloi Pinduoduo në 2015. Kompania u bë shumë popullore gjatë pandemisë së Covid-19 me porositë që u rritën nga 50 milionë në ditë në 65 milionë.

Ende Huang ka ende shumë rrugë për të bërë nëse do të arrijë themeluesin e Amazon Jeff Bezos. Pasuria e këtij të fundit është 162.2 miliardë dollar, sipas Forbes.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close