Ish-zv. President i klubit të Superiores, kush është biznesmeni që u kap me armë dhe çantën plot me para

49-vjeçari i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kap me armë dhe një çantë me para është biznesmeni Isuf Isufi.

Policia kishte marrë informacion se ai qarkullonte në qytet i armatosur ndaj i kanë bërë “pritë” në lagjen Perash.
Gjatë kontrollit të çantës së shpinës të Isufit, atij iu gjet një armë pistoletë dhe një shumë e konsiderueshme parash, euro dhe lek.
Panorama.al mëson se Isuf Isufi në vitin 2019 ka qenë dhe zv. President i klubit Vllaznia në një kohë që drejtohej nga një kompani Italiane.

Vëllai i tij Hasan Isufi, një vit më parë plagosi me armë një tjetër person për shkaqe pronësie.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete.  Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button