“Ishalla s’ma ka lënë mua stafetën”/ Rama për infektimin e Erion Veliajt: Edhe Lali Erin e kam mbajtur në distancë…

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës ka folur për infektimin nga COVID-19, të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sebashku me drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifca, në inspektimin e një thertoreje, Edi Rama kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe ne ato të brendshme të mbajnë maska.

Kryeministri tha edhe ai ka mbajtur distancë nga Erion Veliaj, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë, por duke e kaluar dhe me një batutë teksa tha se shpresonte mos ia kishte ngjitur atij infeksionin.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close