Ishte e shpallur në kërkim, arrestohet Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka përfunduar në prangat e policisë mëngjesin e kësaj të hëne. Burime për mediat kosovare shkruajnë se arrestimi i Fjollës është bërë nga policia,pasi është parë në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit.

Kujtojmë se Fjolla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Vitin e kaluar ajo u ndalua në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri. Në makinën e saj u gjeten dy pistoleta dhe po shoqërohej nga dy pasagjerë meshkuj.
Si pasojë, ndaj Morinës u mor vendimi për “arrest shtëpiak”. Ajo qëndroi pak muaj në një shtëpi në Kukës, ku më pas u arratis. Në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë kësaj periudhe që Fjolla ishte në arrati, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo nuk i kursente postimet në “Instagram”, ku zbuloi gjithashtu se ishte martuar me biznesmenin, Fisnik Syla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button