Italia me 16 parlamentarë për 1 milion banorë shkon në referendum. Ne kemi 51 të tillë për 1 milion. Vërtet, për sa tundës kokash ka nevojë Shqipëria?

Me një mesatare 51 deputetë për 1 milion banorë, Shqipëria, zyrtarisht ndër vendet më të varfra të Europës, renditet në vendet e para në kontinent për barrën monetare që u shkakton qytetarëve mbajtja e parlamentarëve.

Italia fqinje po voton sot me referendum për uljen e numrit të ligjvënësve në 600 gjithsej.

Ajo ka aktualisht 945 deputetë dhe senatorë të zgjedhur me votë plus 5 senatorë të përjetshëm.

Italia është vendi i parë në BE dhe i dyti në Europë për numrin e përfaqësuesve parlamentarë pas Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka 1495.

Numri i lartë i këtyre të fundit është shpesh temë debatesh në vendet e BE-së duke qenë se pagat, dietat dhe benefitet e tjera thuajse përherë të ekzagjeruara të përfaqësuesve parlamentarë u kushtojnë shumë taksapaguesve.

Gjermania dhe Franca megjithëse vende të kamura, e kanë në listën e afërt të reformave uljen e numrit të parlamentarëve.

Po të shohësh tabelën e mëposhtme të botuar nga media italiane Shqipëria renditet jo në vendet e para për numrin e deputetëve, por ajo është thuajse e para për numrin më të lartë të deputetëve për banorë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close