Ja cilët personazhe publik shqiptarë po agjërojnë

Ditën e djeshme nisi muaji i shenjtë i Ramazanit. Të shumtë janë personazhet publikë që uruan përmes rrjeteve sociale duke iu dëshiruar një agjërim të lehtë në këtë Ramazan të gjithë besimtarëve. Mes personazheve publik që agjërojnë janë Elvis Naçi, Sidrit Bejleri, Çiljeta Xhilaga, Gold Ag, Mozzik, Getinjo etj.

Imami Elvis Naçi zgjodhi ta urojë muajin e shenjtë të Ramazanit me një foto me vajzën e tij.

“Me shume dashuri ju urojme nga thellesia e zemres Ramazan te begate, agjerim te pranuar dhe Zoti i Gjithesise qofte i kenaqur me te gjithe ju Vellezer dhe Motra Shqiptare! Amin”, shkruan Naçi.

Sidrit Bejleri postoi një shprehje shumë domethënëse ku shkruhej: “Ramazan nuk do të thotë të humbasësh peshë, por të pastrohesh nga gjynahet! Ju uroj një Ramazan bekimesh, faljesh dhe shëndeti për ju dhe familjet tuaja!”.

Bejleri postoi edhe një foto krah mikut të tij, Elvis Naçi ku shkruan: “Zoti na e pranoftë ditën e parë të Ramazanit!

Dy reperët Mozzik e Getinjo përmes rrjeteve sociale bënë të ditur se po agjërojnë.

Dy vëllezërit uruan edhe ndjekësit e tyre për një agjërim të lehtë.

Çiljeta gjithashtu është një nga këngëtaret e cila agjëron. Ajo postoi një foto në kohën kur fali namazin, teksa shfaqej e mbuluar.

Këngëtarja uroi të gjithë besimtarët mysliman me një postim ku shkruante: “Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë”.

Ndërsa Fjolla Morina postoi një foto në kohën e syfyrit dhe shkroi: “Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”.

Fifi gjithashtu është një nga artistet që agjëron. “Allahu na e pranoftë agjërimin”, shkruan Fifi në një postim.

Ndër personazhet publik që agjërojnë është edhe reperi Don Arbas i cili uroi të gjithë besimtarët me një foto të kalendarit të Ramazanit dhe shkroi: “Allahut i jemi falenderues qe na e mundesoi arritjen e muajit te shenjt te Ramazanit (Ramadan). Shume nuk e paten kete mundesi ta presin muajin e bekuar te Ramazanit e neve qe na u dha kjo mundesi ta shfrytezojme ashtu si na ka hije dhe e lusim Allahun qe te na mundeson agjerimin e plot qe se bashku ta presim pastaj festen e Fiter Bajramit (In sha’Allah). Ja uroj besimtareve kete muaj te bekuar dhe ju deshiroj Agjerim te leht dhe e lusim Allahun te na i pranon Ibadetet tona Amin”.

Image
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close