Ja kundërshtarët e mundshëm të Gjermanisë në fazën e 1/8-ave

Fakti që mund të kualifikohen edhe katër skuadrat e vendit të tretë më të mirë ka bërë që lista e kundërshtarëve të Gjermanisë të shtohet.

Për gjermanët gjithçka është në lojë, teksa mund të mbeten edhe jashtë Europianit nëse humbasin me Hungarinë dhe Franca me Portugalinë ndajnë nga një pikë, atëherë skuadra Lëv do të shkonte në shtëpi.

Por, nëse ndodh e kundërta dhe gjermanët kualifikohen të parët në Grupin F, do të përballen me të tretat më të mira të grupeve A, B, C. Nëse gjermanët kualifikohen si të dytët, do të luajnë me fituesen e Grupit D. Nëse dalin të tretët, atëherë do të ndeshen me fituesen e Grupit B.

Ndërkohë, kujtojmë se këto kombinime nuk do të vlejnë vetëm për Gjermaninë, por për të gjitha skuadrat e Grupit F, të cilat matematikisht i kanë të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar për në fazën tjetër.

KOMBINIMET E MUNDSHME NË GRUPIN F PËR FAZËN E 1/8-AVE

E PARA në Grupin F luan me të tretën më të mirë të grupeve A, B, C (Zvicër, Finlandë ose Ukrainë).

E DYTA e Grupit F luan më të parën e Grupit D (Çeki ose Angli).

E TRETA e Grupit F (nëse kualifikohet) luan kundër së parës së grupit B ose të parës së Grupit C (Belgjikë ose Holandë).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button