Ja shteti i rradhës që heq kufizimet e udhëtimit për shqiptarët/Mjafton vetëm pasaporta dhe testi PCR negativ

Mjafton vetëm pasaporta dhe testi PCR negativ, Suedia heq kufizimet për shqiptarët

Një tjetër shtet evropian ka hequr kufizimet me Shqipërinë. Bëhet fjalë për Suedinë. Kjo e fundit ka vendosur të hapë kufirin për shtetasit shqiptarë, mjafton që të kryejnë një test anti-Covid 48 orë para udhëtimit. Lajmin në fjalë, e ka bërë të ditur Aeroporti Nënë Tereza.

Njoftimi i aeroportit:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Të gjithë pasagjerët shqiptarë me pasaportë biometrike, mund të drejtohen në Suedi, vetëm me detyrimin dhe testin PCR negativ të 48 orëve të fundit. Ju faleminderit për bashkëpunimin, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button