“Jam i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbashkët”/ Rama thirrje naftëtarëve: Hiqni dorë nga ultimatumet

Kryeministri Rama reagon në Twitter për grevën e naftëtarëve në Ballsh, duke i ftuar ta ndërpresin atë dhe të qajnë hallin me qeverinë.

Rama shprehet i gatshëm që të ulen e bisedojnë bashkërisht, duke thënë se duhet të heqin dorë nga presionet e ultimatumet.

STATUSI I PLOTE
U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close