Janë apo jo në një lidhje dashurie? Romeo dhe Donald Veshaj përgjigjen një herë e mirë për jetën e tyre private

Romeo dhe Donald Veshaj kanë treguar se përveç aktrimit, janë bërë pjesë edhe e botës së muzikës.

Vëllezërit binjakë së fundmi kanë publikuar këngën “Margarita”. Të ftuar në emisionin “Soiree”, dashur padashur djemtë u vendosën përballë disa pyetjeve nga jeta private. Moderatorja Jonida Shehu i pyeti nëse të dashurat e tyre janë bërë xheloze për vajzat e bukura që kanë në videoklip.

Kush të dashura? Nuk kemi të dashura”,- thanë çunat, ndërsa Donaldi shtoi: “Nuk ekziston si pyetje se në qoftë se do kishim, do bëheshin.

Duke folur për këngën e tyre, binjakët kanë pohuar që nuk janë dakord që këngët të trajtojnë vuajtje apo dhimbje, prandaj kënga ka tjetër fokus. Madje, Romeo është shprehur se çdo ndarje është e bukur, kështu që s’duhet t’u marrim anën e keqe të gjërave.

Dua që kur të hap radion, të mos dalin disa materiale që kanë energjinë: ‘Ty do të të kthehet gjithçka që më bëre’; ‘Oh ne u ndamë, por ne do kthehemi një ditë’. Jeta është e bukur, shijoje.

E kemi ne në dorë që të bëjmë disa gjëra me energji të mirë. Pse duhet t’i këndosh dhimbjes. Çdo ndarje është e bukur. Pse t’i marrim gjënë e keqe githçkaje?”- tha Romeo.

Panorama Plus” mësoi disa kohë më parë se Donald Veshaj dhe Bora Zemani, i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button