“Jemi në Europë dhe pse…”/ Rama u përgjigjet kritikëve: Kemi bërë shumë nëse bëjnë një krahasim me 7 vite më parë

Kryeministri Edi Rama renditi disa prej sukseseve që sipas tij, e bëjnë Shqipërinë të jetë në Evropë si tregu energjetike.

Nga nënstacioni i ri elektrik i Kombinatit, kryeministri tha se para 7 vitesh, sistemi elektrik në vend ishte shumë larg standardeve.

“Le të flasin për defiçencat në raport me të ardhmen por jo me të shkuarën. Jemi në një fazë krejt tjetër të zhvillimit të vendit. Habitem si mund të flasin njerëzit në këto 7 vjet e rrënuat dhe shkatërruat këtë populli, e larguat këtë popull. Energjia tani është simbol. Jemi një vend me probleme, por jemi në Evropë sot, jo për faktin çfarë kemi bërë por për rrugën që kemi hapur, me tekstet e shkollave, me sistemin shëndetësor, me kontributet direkte jo vetëm shtetërore por edhe fondet evropiane që i kemi thithur me sukses për bujqësinë, me gjithë infrastrukturën e energjisë. Një vend me probleme, me halle, sfida ku ende jo pak njerëz që për t’ia dalë duhen marrë për dore, por jemi një vend në Evropë. Por para 7 vitesh ne ishin në një pikë në botë që nuk e gjenim dot”- tha Rama.

Ndërtesa e nënstacionit të ri në Kombinat është ndërtuar në vitin 1953, e lënë në harresë për vite. Qeveria pretendon se përmes këtij investimi, garantohet cilësi e lartë furnizimi me energji elektrike për afro 120 mijë banorë. Një veçori e këtij nënstacioni është edhe monitorimi dhe operimi në distancë përmes sistemit SCADA.

Investimi sipas qeverisë, përgjysmon humbjet e energjisë elektrike duke e zbritur nga 17% në vetëm 5%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button