Jemi një skuadër harmonike, Niko Peleshi tregohet krenar me listën e kandidatëve për deputetë të PS në Korçë.

 

Niko Peleshi ka folur si drejtues politik I PS për Qarkun Korçë pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve për deputetë të kësaj partie duke e cilësuar si një skuadër harmonike atë të përfaqsuesve dhe pretendentëve nga zona e juglindjes.

‘Kjo është skuadra jonë që do të çojë përpara punën transformuese të Qarkut Korçë në mandatin e ri.

Ne besojmë te përfaqësimi i barabartë gjinor ndaj kemi 6 gra dhe 6 burra ne listën tonë.

Ne besojmë te energjia e prurjeve të reja ndaj e fillojmë listën me Enin. Eni është Administratore e Universitetit Fan Noli, institucionit të vyer të dijes në qarkun tonë. Puna e saj si këshilltare në Këshillin Bashkiak e ka pajisur Enin me aftësinë e njohjes dhe zgjidhjes se problemeve në komunitet.

Ilir Topi përfaqëson zonën e Devollit si një djalë i Devollit që ka ngjitur rrugën e karrierës me aftësitë dhe punën e palodhur. Sot është drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ku njihet si model i punës se ndershme dhe të përkushtuar për të kryer me përgjegjësi detyrat shtetërore. Me përzgjedhjen e Ilir Topit duam të japim mesazhin e rrugës së hapur për të gjithë djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë që kanë zgjedhur punën para fjalëve, përkushtimin para gjumit, ligjin para shkeljes së ligjit. Iliri do te punojë përkrah Edlirës, një bashkëpunëtore për të cilin ruaj respekt dhe admirim për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë në shërbim të njerëzve.

Bledi do të punojë në Pogradec për ti dhënë kësaj fushate eksperiencën e tij profesionale si jurist e së fundi si nënkryetar i Bashkisë së Pogradecit por edhe eksperiencën politike si drejtues i PS të Pogradecit për disa vite.

Bea Spaho eshte modeli administratores që të bën të besosh se gjithmonë ka zgjidhje për problemet e qytetarëve kur puna bëhet me pasion dhe ndershmëri. Performanca e shkëlqyer si drejtore e Agjencisë se Kadastrës në Korçë e ka sjellë Besë në listën përfaqësuese të PS për zgjedhjet e 25 Prillit.

Dhora sjell energjinë e të rinjve me ambicie. Dhora ka drejtuar të rinjtë e organizatës sonë në Maliq për disa vite dhe sot i përfaqëson ata në listën tonë ku vjen përmes platformës së re “Deputeti që duam”.
Arjani vjen në listë si vlerësim për njerëzit që i dedikojnë një pjesë të madhe të jetës, halleve dhe problemeve të komunitetit.

Vasil Sterjofski, deputeti aktual i parlamentit shqiptar, vjen ne listë si vlerësim për minoritetin. Në Pustec do të fillojmë investimet e shumëpritura me mbështetjen e qeverise dhe Bankës gjermane KfË.

Me Oltën, Ilirianin dhe Blerinën do të japim më të mirën e eksperiencës sonë të fituar nga puna në parlament dhe qeverisje, për të sjellë më shumë punë, më shumë investime, më shumë projekte dhe zhvillim për qarkun e Korçës në mandatin e ri.

Jemi një skuadër harmonike, me lidhje të forta me Korçën tonë, me dashuri për çdo cep të Korçës, Pogradecit, Devollit, Kolonjës, Maliqit e Pustecit, me ambicien për ta çuar Korçën çdo ditë një hap përpara’ është shprehur Niko Peleshi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button