Ju ka kaluar kolaudimi por sërish dilni në rrugë? Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm, ja ç’rrezikoni

Ju ka kaluar afati i kolaudimit? Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka dalëpak më parë me një deklaratë duke theksuar se gjobat për drejtuesit e automjeteve që u ka kaluar afati i kolaudimit do të jenë shumë të rënda duke filluar nga 400 mijë lekë të vjetra në 1 milion.

“Koaludimi arkivon dosjen tuaj elektronike për të gjitha gjetjet në automjet. Nuk mund të shkosh nga një pikë në pikën tjetër. Këto nuk bëhen. Futesh në sistem dhe je në listë të zezë. Nëse del në qarkullim në muajin që ke afat për të bërë riparimin, përveç servisit apo pikës së kolaudimit dhe nëse mbaron ky muaj nuk qarkullon më.

Do të pezullohen të gjitha licencat e qarkullimit që ky mjet mund të ketë. Është operacion i vërtetë nga të gjitha institucionet dhe entet që ne lidhemi, të cilat do ta bllokojnë mjetin virtualisht në fillim dhe fizikisht në rrugë. Gjobat janë shumë të rënda. Nëse kapeni në rrugë, gjobat do të jenë shumë të rënda nga 400 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion”.

I pyetur në lidhje me mbi 3 mijë mjetet e ngelura në koaludim gjatë 15 ditëve, Gonxhja thekson se kjo ishte një situatë e pritshme, ndërsa përgjegjësinë ia faturon koncensionarit për lëshime që kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

“Ne e prisnim që situata do të ishte e tillë, se 2020 dhe fundi i koncensionit u shoqërua me lëshime dhe është e dukshme që jemi në kufijtë e një shërbimi që ka rrezikuar jetën e njerëzve, sigurinë. Pamë një situatë skandaloze kur hapëm shërbimin, pjesë me shumë rrezikshmëri që mund të rrezikojnë jetën e atyre që i japin”.

Mangësitë kryesore të vërejtura në kolaudim, sipas tij, janë ato xhenerike, të pjesës së poshtme që rrezikojnë jetën e njerëzve, për të cilën thotë ai kanë përgjegjësi edhe qytetarët, ndërsa paralajmëron zero tolerancë. Gonxhja nuk përjashton as defektet nga karburanti.

“Mangësi të theksuara në pjesë xhenerike, në pjesë që të marrin jetën. Këtu kanë përgjegjësi  dhe qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve. Ne po operojmë me ndërhyrje me tolerancë zero.  Kemi skualifikuar 677 automjete nga 15 mijë të kontrolluara. Ne kemi detyrime jo vetëm ndaj vendit tonë, por edhe BE-së. Kjo nuk është tekë e jona, përgjegjësia vjen edhe te ne.

Zbatimi i kontratës së kaluar dhe kontrolli i saj ka lënë për të dëshiruar dhe do të penalizohen të gjithë ato persona e struktura. Do të reformojmë të gjithë sistemin. Mekanizmi nuk ka funksionuar si duhet. Mangësitë janë nga më të ndryshme. Mangësitë kryesore janë në sistem drejtimi, frenimi përcjellja e shpejtësisë dhe fuqisë, si pjesët xhenerike, pjesët e poshtme, goma jashtë çdo lloj standardi, amortizatorë, susta të thyera. Kemi edhe karburante që lënë për të dëshiruar. Sisteme të tëra shkarkimi janë difektoze, sensorë të pandërruar asnjëherë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button