Kalaja e Pogradecit,shumë pak e njohin…

 

E ndodhur në kodrën e qytetit daton në shekujt e V-të dhe të IV-t para erës sonë, ka rrënjët një nga qytetet më të bukura në Shqipëri, Pogradeci apo Enkelana, qyteti i lashtë ilir siç e kanë identifikuar arkeologë dhe studiues.

Nga gërmimet arkeologjike të kryera në kala, janë zbuluar fragmente muresh rrethues të ndërtuara me gurë gëlqerorë me formë paralelopipedi që ruhen edhe sot arrijnë një lartësi prej 4 metrash me trashësi 3 metra, që sigurisht i përkasin kalasë më të lashtë ilire që ekzistonte këtu.

Janë zbuluar gjithashtu edhe byzylykë bronxi, enë balte të pjekur, maja heshtash, fragmente enësh që i përkasin shekullit III para erës sonë, si dhe shekujve të parë pas tij, gjithashtu edhe varre të ndërtuara prej balte të pjekur.
Zbulimi i monedhave të ndryshme (maqedone, romane e bizantine) dëshmon për vazhdimin e jetës në këtë majë kodre.
Përveç vlerave të saj, nga rrënojat e kësaj kalaje shtrihet edhe një pamje e bukur e qytetit liqenor.

Në kalanë e qytetit së shpejti do të kryen punime për evidentimin e mureve të saj dhe për ta kthyer në një atraksion turistik të vizitueshëm për qytetarët e Pogradecit por dhe turistët brenda dhe jashtë vendit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com