Kandidatja e PS në Korçë Dhora Dajko “PS e vetmja forcë politike që ju ka dhënë hapësirën e duhur vajzave…

Dhora Dajko, kandidate e PS-së për qarkun Korçë, shprehet se, përmes angazhimit të saj, në politikë synon të nxisë punësimin tek të rinjtë dhe sipërmarrjet rinore.

Në një intervistë televizive, Dajko tha se “unë u bëra pjesë e platformës “Deputeti që duam”, një nismë disa muaj më parë e kryeministrit Rama. Një video e imja në rrjetet sociale, pati shumë sukses dhe kështu gjërat rrodhën gradualisht, deri në fazën gjysmëfinale dhe përzgjedhjen time si kandidate për deputete, në fazën finale të këtij procesi”.

Nga kjo platformë u zgjodhën 20 deputete të rinj që u përfshinë në listat për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ajo theksoi se, që prej vitit 2013 i ka besuar si votuese PS-së dhe në 2014 konkuroi  për të marrë drejtimin e forumit eurosocialist të PS-së, të cilin vijon edhe sot ta drejtojë në bashkinë e Maliqit, qarku Korçë.

“Do të doja shumë që nëpërmjet zërit tim të zgjoja besimin edhe tek shumë të rinj që nuk besojnë në angazhimet politike e social-kulturore. Ne të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Prandaj kam zgjedhur PS se është e vetmja forcë politike e cila i ka dhënë hapësirën e duhur vajzave, grave duke i vendosur në pozicione drejtuese. Jam e përgatitur  për të dhënë kontributin tim për Shqipërinë. Shqipëria është e ardhmja jonë”- tha Dajko.

Duke u ndalur në prioritet e saj, Dhora Dajko tha se “jetoj në një qytet të vogël për të cilin është punuar, por ka nevojë për të punuar edhe më shumë. Ka shumë punë për të bërë edhe pse jemi në rrugën e duhur, duke, nxitur punësimin e të rinjve dhe sipërmarrjen rinore, që të besojnë se Shqipëria është e ardhmja e tyre”.

Ndërsa nënvizoi se në listat e kandidatëve për deputet të PS-së, ka dhe shumë të rinj që kanë studiuar jashtë vendit dhe kanë ardhur për të dhënë kontributin e tyre në PS, për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com