Kapen “peshqit e mëdhenj”/ Kush është prokurori i arrestuar, në pranga edhe shefi i policisë (EMRAT)

Një operacion anti-drogë është ndërmarrë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë ku janë lëshuar 38 urdhër arreste dhe janë sekuestruar disa miliona euro pasuri.

Mësohet se në kuadër të operacionit është vënë në pranga prokurori i Vlorës, Maksim Sota

Sakaq është arrestuar Ilirjan Balla, ish-nën drejtor i Vlorës, aktualisht shefi i sektorit kundër trafiqeve. Këto dy aktualisht janë në ‘arrest shtëpie’.
Po ashtu është arrestuar Saimir Kurti drejtor i zyrës së punës në Kavajës, si dhe Festim Lelaj, ish-oficer policie.
Kanë qenë dëshmitë e 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë të cilët kanë dhënë më shumë informacione, duke ndihmuar autoritetet italiane dhe ato shqiptare në goditjen e këtij rrjeti kriminal.
“Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit te detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme”, thuhet në një njoftim të autoriteteve shqiptare./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button