Karmina shpjegon pse Luli ka nisur revolucionin turistik nga Tropoja

Shumë fansa i janë lutur sot Karminës të shpjegojë si është e mundur që Luli ka postuar një udhëtim nga Thethi në Valbonë, ndërsa Rama një udhëtim në Rragam të Tropojës:

“Të dashur fansa!

Unë i lexova të dy tekstet.

Teksti i Lulit është më preçiz dhe më i qartë.

Ai shkruan:

“Sot ekspeditë alpine nga Valbona në Theth: Një mrekulli e papërshkrueshme me fjalë.

Nuk ka vend më të bukur se i yni! Le ta kthejmë në bekim për çdo shqiptar.”

Ndërsa Rama është bërë xheloz dhe ka postuar një tekst dhe më të gjatë, por nuk e ka bukurinë dhe mprehtësinë e tekstit të Lulit:

“Në fshatin Rragam të Tropojës me shijen e mirë që të lë mikpritja e Kol Gjonit, tropojanit që pret turistë nga e gjithë bota në bujtinën e tij, shtëpi e të parëve ndërtuar me gur në zemër të Alpeve.

Kërkesat për të bujtur në shtëpinë e tij janë aq të mëdha sa ai planifikon ngritjen e një tjetër ndërtese tradicionale me kapacitete akomoduese shtesë”.

Por analisti Qim Peka e shpjegon kështu këtë koinçidencë:

“Fakti që Rama është vënë në lëvizje nga udhëtimi i Bashës në Tropojë, lidhet me 15 kushtet e Bashkimit Europian.

Duke parë që Basha ka zgjedhur Tropojën për të nisur revolucionin turistik, atëhere Rama ka nxituar të duket pjesë e këtij revolucioni, me qëllim që Bashkimi Europian të mendojë që këta të dy po punojnë së bashku në vendlindjen e Doktorit, për të plotësuar kushtet e vëna nga Brukseli.

Nga ana tjetër, kjo lidhet me me faktin se ata janë trembur seriozisht nga Zeni tani që ka bërë TV dhe duan të sigurohen që Tropoja të mos kthehet në një bazë të tij, por ta korruptojnë me turizëm malor.

E parë në një këndvështrim më të gjerë, Rama synon të zbusë Doktorin para takimit të Thaçit në Uashington, që të mos e sulmojë.

Për këtë ai më ka ofruar dhe mua të shkoj në delegacion, por unë nuk denjoj të marrë vizë amerikane tek një ambasadore që udhëheq revolucionin komunist në SHBA, duke djegur vendin si më 1997 në Shqipëri.

Ndaj mendoj se të dy gabojnë, dhe Luli, dhe Rama.

Tropoja nuk gënjehet ngë reklamat e tyre.

Në fund dua të shtoj se ata të dy në fakt më imitojnë mua dhe Metën.

Duke parë se suksesi jonë qëndron tek fakti se sa herë ka krizë marrim malet, ata mendojnë se mund të më imitojnë mua.

E provoi Fevzo dhe ngeli në mes të rrugës, kërkoi mushkë.

Por për Lulin as mushkë nuk ka për t’u gjetur.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com