Kastriot Islami: Braktisja e Rilindjes nga socialistët e ndershëm dhe ’emigrimi’ i tyre te LSI, ja pse Rama e sulmon Metën

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami
Më së fundmi socialistët e vërtetë e të ndershëm duket e kanë braktisur masivisht Rilindjen dhe Ramën, pra nuk kanë pranuar të keqpërdoren e mashtrohen nga Rama për të mbajtur në pushtet sektin e rrezikshëm të Rilindjes dhe për të shndërruar në milionerë shumë nga oligarkët dhe hajdutët e sektit të miliarderit Rama. Për tepër një pjesë e tyre e madhe janë shfaqur të gatshëm ti bashkohen LSI. Kjo e ka tërbuar në ekstrem Ramën. Duket se kjo është arsyeja themelore e sulmit rrugacëror të Ramës ndaj Metës.
Të gjithë arsyet e tjera janë periferike, ndërkohë që retorika makiavelike dhe me fjalor rruge është maska përmes së cilës Rama dhe banda e tij po tentojnë të fshehin thelbin e tërbimit të tyre që lidhet me humbjen e thellë që do ti shkaktonte braktisja e socialistëve të ndershëm por edhe bashkimi i tyre eventual me LSI. Sepse kjo në terma elektorale do të thoshte “rrudhje e madhe” e Rilindjes dhe “zgjerim” me të njëjtën masë i LSI…

Që në fillim, më duhet tju bëj të qartë të gjithëve se sulmet e Ramës s’kanë asnjë lidhje me “luftën e ashpër” institucionale mes Kryeministrit e Presidentit Meta, dhe as betejën personale mes Edi Ramës e Ilir Metës, sic përpiqet media pranë Ramës të paraqesë sulmet rrugacërore e të paprecedenta të Ramës ndaj Presidentit… Madje duke shkuar akoma më larg dhe sulmuar Presidentin Meta, në mënyrë djallzore se po sillet si Kryetar të LSI gjë që s’është as e vërtetë por as mbulon dot faktin e pamohueshëm të brakstisjes së Rilindjes nga socialistës dhe kalimit eventual të një pjese të madhe të tyre të LSI… Dhe për më tepër, kjo e fundit nuk vjen nga nxitja e Metës apo e drejtuesve të tjerë të LSI por lidhet vetëm e vetëm me keqtrajtimin armiqësor tetëvjecar, të tyre nga Rama dhe banda e tij rilindase që kanë keqpërdorur votën e tyre për të vjedhur dhe bërë pasuri të paligjshme.
Për më tepër Ilir Meta ka qëndruar me vendosmëri e qetësi, duke artikuluar qëndrime parimore e duke mbrojtur dinjitetin e postit të Presidentit dhe duke mos iu përgjigjur simetrikisht e drejtpërdrejtë sulmeve rrugacërore. Natyrisht duke mos iu shmangur aspak këtyre sulmeve të turpshme, por duke i qëndruar atyre përballë me vendosmëri e seriozitet institucional, në mbrojtje të Kushtetutës e shtetit ligjor, e më konkretisht të institucionit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Qytetarët duhet të mos bien prehë e mashtrimeve të zyrës së dizinformimit të Ramës e të fake medias së tij që paguhen me paratë e pista të korrupsionit e të trafiqeve. Madje kjo duhet të shërbejë për tu bindur se sulmet e njënashme rrugacërore i përkasin vetëm Edi Ramës. I cili përmes një strategjie tinzare e gebelsiane po tenton të arrijë një qëllim të mirëpërcaktuar elektoral. Më konkretisht Rama po sulmon Metën për të mashtruar për herë të tretë socialistët e ndershëm, vota e të cilëve e ka sjellë dhe e mban në pushtet. Kjo strategji famëkeqe e dështake, është hartuar për të siguruar ruajtjen e pushtetit të tij personal apo në rastin më të keq për të garantuar mosndëshkimin e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Rama e ka shumë frikë Ilir Metën, duke e konsideruar atë një “kafshë politike”, i cili sic e ka mbështetur edhe e ka penguar disa herë të marrë pushtetin, por që edhe mund ti presë kthetrat me të cilat Rama ka grabitur e mban në mënyrë autoritare e korruptive pushtetin. Por kjo s’ është arsyeja kryesore dhe direkte e sulmit rrugacëror të Ramës e zagarëve të tij…
Rama e ka konsideruar gjithnjë Metën “(ar)mikun” kryesor të “brëndshëm” që përmes mashtrimesh, gënjeshtrash, veprimesh makiavelike tinzare, joshjesh(ofertash) hileqare, e veprimesh të tjera të pandershme, ta tentuar ta (keq)përdorë mbështetjen e tij në ditë të vështira e në ditë të mira. Por as kjo nuk është arsyeja e sulmit sharlatanesk kundër Metës. Sharlatanesk se Rama paralelisht me retorikën publike rrugacërore e veprimet antikushtetuese për ta shkarkuar Metën apo “rrudhur” kompetencat e tij, thuhet se i ka dërguar Metës oferta perverse e mafioze.
Rama ka luajtur një lojë të rrezikshme me disa “miq” rajonalë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe në të gjithë këto përpjekje, Meta ka rezultuar një “kockë”e fortë që i ka mbetur në grykë, duke demaskuar të gjithë marifetet, manovrat dhe përpjekjet tinzare, i bindur se veprimet antishqiptare të Ramës do të cënonin rëndë sovranitetin e Shqipërisë e të trojeve shqiptare dhe stabilitetin e rajonit. Por as kjo nuk është një arsye që mund të shpjegojë sulmin e turpshëm të Ramës sepse Rama s’shqetësohet për asnjë nga këto tema pavarësisht se herë pas here luan rolin e “nacionalistit aguridh”. Ndërkohë në realitet të gjitha marifetet e tentativat e tij gjoja “nacionaliste” por në thelb “antikombetare” kanë të bëjnë vetëm me pushtetit të tij personal autoritar e garancinë për mosndëshkimin e tij individual.
Rama ka zaptuar të gjithë institucionet kushtetuese, dhe i vetmi që i ka mbetur pa vendosur nën kontroll është ai i Presidentit të vëndit që mbahet nga Ilir Meta, i cili për më tepër është zgjedhur me votat e PS. Por as kjo nuk shpjegon dot sulmet agresive e të paprecedenta të Ramës sepse ai e ka të qartë se uzurpimi i postit të Presidentit para zgjedhjeve parlamentare është jo vetëm i pamundur por edhe një “vijë e kuqe” e hequr nga shqiptarët e ndërkombëtarët. Një veprim dritshkurtër. Pra thënë shkurt, Rama nuk ka asnje shans ta uzurpojë para zgjedhjeve këtë post pavarësisht propagandës së neveritshme apo marifeteve tinzare.
Rama në realitet po tenton, në një nga opsionet shumë probabël, të kapë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, pozicionin e Presidentit, për veten e tij, si të vetmen garanci për tu mbrojtur nga ndëshkimi. Thënë ndryshe, Rama do të tentojë ta realizojë këtë synim vetëm pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe në varësi të konfiguracionit të ardhshëm politik, që ai po përpiqet, përmes manipulimeve elektorale, ta transformojë sipas interesave të tij, në kuptimin që të ketë rol vendimtar në përcaktimin e qeverisjes së ardhshme. Pikërisht këtu fshihet edhe arsyeja kryesore, por e maskuar, e sulmit rrugacëror të Ramës ndërkohë që Meta po lufton fuqimisht kundër manipulimit të zgjedhjeve por edhe kundër marifeteve të Ramës për ta përfshirë atë në këtë lojë të pistë…
Rama ka të qartë nga sondazhet se humbja e zgjedhjeve është evidente dhe e thellë. Kjo e vërtetë e shqetëson shumë, sepse humbja e zgjedhjeve për të nuk do të thotë thjesht humbje e karrikes së kryeministrit por edhe fillimi i hetimeve të zullumeve të tij mbi 20 vjecare si dhe eventualisht ndëshkimi i tij e sekuestrimi i pasurive të paligjshme. Kjo gjë e tmerron, aq më tepër sa edhe largimi nga pushteti që e përjeton shumë keq sepse s’është në gjëndje të bëjë asgjë tjetër përvecse të “grabisë pasuri publike e ushtrojë në mënyrë arrogante pushtet”. Kjo e ka shtyrë të angazhohet me të gjithë mënyrat e mjetet për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve…
Rama ka arritur në përfundimin se humbja e madhe e mbështetjes elektorale ka ardhur në pjesën më të madhe nga “zhgënjimi, mërzitja, revolta…” e socialistëve të ndershëm, të cilët ai me ndërgjegjgje jo vetëm i ka urryer gjithnjë (ata vetë s’e kanë besuar asnjëherë një gjë të tillë, megjithëse gjithnjë e kanë dyshuar) por edhe i ka keqpërdorur e mashtruar gjatë këtyre tetë vjetëve. Shumica e tyre janë “fanatikë” të PSSH dhe e kanë konsideruar gjithnjë atë partinë e tyre të zemrës. Por është hera e parë që ata s’duan më të votojnë për Rilindjen që iu ka zaptuar siglën, emrin, godinën e partisë së tyre. Këta socialistë e kanë braktisur masivisht Ramën e sektin e tij, ndërkohë që një pjesë e tyre e madhe janë gati ti bashkëngjiten LSI…
Sondazhet e nxjerrin thellësisht humbës Ramën. Prandaj Rama po përpiqet me të gjithë marfitetet, mënyrat dhe mjetet ti mashtrojë edhe njëherë socialistët e ndershëm, por mesa duket kjo nuk funksionon më ashtu sic Rama mendon. Kjo e ka egërsuar shumë Edi Ramën sepse ndjen për herë të parë në jetën e tij politike sesi socialistët e vërtetë e të ndershëm nuk po e “hanë sapunin për djathë”, pra thënë nmë shkoqur nuk po hanë gënjeshtrat e mashtrimet e tij. Kjo është arsyeja e thellë dhe e vërtetë përse Rama e sulmon egërsisht Metën. Të cilin socialistët e vërtetë e shikojnë si një “alternativë shpëtimi” nga e keqja e madhe që i ka zënë ndonëse kanë pasur dhe kanë rezerva edhe për Metën apo LSI, por që janë shumë shumë më të vogla sesa urrejtja dhe neveria e paimagjinueshme që kanë për Ramën e Rilindjen…
Rama së bashku me shpurën e zagarve të tij kanë nisur sulmin agresiv kundër Metës sepse kështu mendon mund të zbusë revoltën e socialistëve të vërtetë e të ndershëm, dhe të pengojë braktisjen prej tyre të Rilindjes apo bashkimin e një pjesë të tyre të madhe me LSI. Përmes këtyre sulmeve rrugacërore Rama mendon se do të zbuste efektin elektoral të kësaj braktisje të madhe duke penguar votimin e tyre për LSI dhe duke pranuar in ekstremis abstenimin e tyre…
Rama harron se shumica e socialistëve të ndershëm janë revoltuar në ekstrem vetëm nga sjelljet dhe mashtrimet tetëvjecare të Ramës. Dhe nuk ka pasur dhe nuk kanë asnjë arsye tjetër, që ti detyrojë ata të heqin mbështetjen ndaj partisë së tyre së “zemrës”. Këtë rradhë, duket se një pjesë e tyre e madhe janë të vendosur të mos pranojnë asnjë mashtrim të Ramës përvecse largimin e tij e të Rilindjes. Dhe mesa duket janë të vendosur të kontribuojnë pa mëdyshje duke ja dhënë votën e tyre LSI ose në rastin më “paqësor” duke abstenuar… Kjo e ka tërbuar dhe tronditur në ekstrem Ramën që i është sulur turpërisht Metës.
Rama në këto rrethana ka ndërtuar skemën e mashtrimeve të reja për tre segmentet e socialistëve të revoltuar. Të trija këto skema kanë të përbashkët sulmin agresiv kundër Metës, sepse gabimisht gjykon se pasojat e keqtrajtimit të socialistëve të ndershëm mund ti rikuperojë apo kompensojë duke ngritur një “murë të lartë të urrejtjes” së socialistëve ndaj Metës, me idenë makiavelike për ti penguar socialistët e revoltuar të “emigrojnë” drejt LSI, duke i kërcënuar “të qëndrojnë brënda murit të lartë rrethues” pas asnjë shans alrgohen prej getos së tij rilindase.
Rama e shikon këtë rradhë Metën si “hinkën” më efikase për të grumbulluar rrjedhjen e socialistëve të egërsuar me Ramën dhe sektin e pabesë të Rilindjes…të cilëve Rama dhe sekti i Rilindjes iu ka keqpërdorur votën dhe përmes së cilës janë pasuruar oligarkia rilindase dhe kupola e sektit, të cilët për më tepër i kanë urryer e shpërfillur gjatë katër vjetëve socialistët e vërtetë dhe vetëm gjatë një muaji para zgjedhjeve kanë tentuar ti mashtrojnë duke ju shitur “saponin për djathë” por edhe duke i kërcënuar.
Rama për të mashtruar për herë të tretë socialistët e vërtetë, po përdor edhe disa ish-socialistë dredharakë, të mirënjohur si klientelistë për hir të interesave të tyre personale, janë gati të ulin kurrizin e të përdoren përsëri nga Rama për të mashtruar socialistët e thjeshtë, duke propaganduar se “Rama këtë rradhë e do pushtetin për socialistët e vërtetë” dhe “duhet ta mbështesim”. Rama për ti bërë të besueshëm këta socialistë dredharakë, i ka vendosur në drejtimin e strukturave vendore të PSSH për të mashtruar socialistët e ndershëm. Kurse në krye të ndërmarrjeve kryesore të vendit Rama ka vendosur ish-drejtues socialistë të korruptuar, thjesht për të krijuar përshtypjen e “punësimit” të familjarëve të socialistëve të revoltuar.
Kjo gënjeshtër e Ramës do të zgjasë deri në 25 prill 2021. Thënë më troc, këta socialistë dredharakë nga Rama në postet drejtuese nuk do të mund të jenë më në krye të tyre pas 26 prill 2021, sepse edhe vetë Rama do ti shkarkonte, ndërkohë që Rama pas kësaj date, i coroditur nga humbja e paimagjinueshme, do të jetë në kërkim të shpëtimit nga ndëshkimi. Por edhe të gjithë ata socialistë naivë që do të “pranonin të hanin sapunin për djathë” për herë të tretë, do të humbisnin në cdo rast “përfitimet” e tyre pas 26 prillit 2021.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close