‘Kemi bërë çdo gjë siç deshte Luli, që të mos ketë llafe’, Rama i bindur: Llafe do ketë prapë se ne do fitojmë, ata do humbasin!

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për mediat, duke folur gjerë e gjatë për emetimin e Eurobondit 650 milionë euro, ka marrë pyetje edhe jashtë temës, duke komentuar kështu dhe marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se është bërë çdo gjë siç donte Lulzim Basha, në mënyrë që të mos ketë llafe pas zgjedhjeve, por u shpreh i bindur se llafe do ketë përsëri, pasi PS do të fitojë dhe opozita do të humbasë.

“Ne e bëmë marrëveshjen, dakortësinë siç donte Luli. I thamë hë si e do, si e do vetëm aman most ë kemi llafe. Llafe prapë do të ketë, e di unë, sepse ne do të fitojmë dhe ata do të humbasin, si gjithmonë. Dhe llafet do jenë prapë, jo kështu jo ashtu. Ne duam që marrëveshjen ta votojmë, do ta çojmë në parlament, dhe presim ta votojmë, por do respektojmë dhe opozitarët në parlament, do t’i dëgjojmë, do të shikojmë, dhe do të jemi konstruktiv, besoj se është e mira që të gjithë ne të kalojmë në një stad tjetër maturimi, nuk kemi pse bëjmë një marrëveshje për të ndejtur kështu siç jemi, nëpër ambasada. Të rrish tre ditë e tre netë te shtëpia e tjetrit (ambasada e SHBA-së) dhe të dalësh e të thuash ishim mirë ashtu siç ishim, nuk bën sens. Vetëm një gjë kam në fund, aman ju lutem kur flisni për deputetët që janë në parlament, ata janë të Lulzim Bashës dhe Kryemadhit, të mos kemi llafe. Kush i sheh si persona që vijnë nga rrugë të tjera, ka harruar historinë shumë të shkurtër”, tha Rama.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close