Kërcënohet drejtori, i vihet tritol në banesë, policia jep detaje (EMRI)

Një pako me lëndë plasëse është vendosur mbrëmjen e djeshme në ambientin e jashtëm të një banese në Fushë-Krujë.

Mësohet se tritoli është vendosur në banesën e Alfred Vogës, drejtor i sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i ALUIZNI-nit. Paraprakisht ngjarja po shikohet si kërcënim ndaj Vogës, për shkak të detyrës.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse”, bën me dije policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button