Kërkohet nga Liverpuli, agjenti zbulon detaje për të ardhmen e Milot Rashicës

Altin Lala, agjenti i sulmuesit kosovar Milot Rashica, ka deklaruar për “Sport1” se lojtari i tij do të shqyrtojë mundësinë e largimit nga Werder Bremen vetëm pasi të mbarojë pandemia.

Kjo deklaratë e Lalës ka vendosur në alarm Liverpulin, i cili po e ndiqte Rashicën si një objektiv të cilin dëshironte ta afronte në merkaton e verës.

Altin lala

“Ne kemi patur kontakte me disa klube, përfshirë edhe ata të Bundesligës, përpara krizës së koronavirusit. Për momentin çdo gjë ka mbetur në vend.

RASHICA78

Jam i sigurt që së shpejti, sapo të kthehemi në normalitet, do të ketë zhvillime për sa i përket kësaj çështje dhe diçka do të ndodhë. Është e qartë se deri në fund të sezonit Miloti do të përqëndrohet vetëm te Werder Bremen,” deklaroi Lala për “Sport1”.

1582050611_milot-rashica-werder-bremen-1580853338-31168

23 vjeçari Milot Rashica, i cili ka një vlerë rreth 30 milionë euro, shihet si një futbollist mjaft i talentuar. Ai ka arritur të shënojë 10 gola dhe të japë 5 asiste në 24 ndeshje me Werderin këtë sezon, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e shumë skuadrave europiane.

PANORAMASPORT.AL

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close