Këshilla për mirëmbajtjen e makinës,këto ditë të acarta

1.Gomat
Gomat e makinave janë verore dhe dimërore. Ato që i quajnë “4 stinët” janë verore. Goma dimërore është mjaft e qëndrushme në dëborë dhe ngricë. Në temperaturat me minus ju mbrojnë nga rrëshkitja e makinës.

2. Zinxhirët
Kur rrugët janë me dëborë duhen vendosur zinxhirët. Ka raste që edhe gomat dimërore xhirojnë, prandaj duhen vendosur zinxhirat nëpër goma. Sipas diferencialit vendosen dhe gomat. Nëse është diferenciali para venden para, nëse është pas atëherë të gomat e pasme. Për ata që i kanë zinxhirët dhe nuk i kanë vendosur ndonjëherë, duhet të mësojnë para se të detyrohen ti vendosin, pasi nuk është e lehtë.

3. Pastrimi i xhamit
Problem i madh gjatë ngricës dhe dëborës është pastrimi i xhamit nga akulli dhe dëbora. Duhet pasur kujdes mos dëmtohet xhami gjatë pastrimit. Asnjëherë nuk i hidhet ujë i ngrohtë pasi xhami kriset dhe duhet ta ndërroni nga e para. Nëse e keni urgjente nisjen, mund tju ndihmojë uji i pusit ose burimit. Ai nuk e dëmton xhamin, por nëse temperatura është shumë e ulët, uji në xham ngrin. Shkrirja mund të bëhet me tharësin e xhamave, por duhet pak kohë sa të ngrohet makina, ose shkrirës me bazë alkoli. Nëse nuk keni garazh, atëherë zgjidhja mbetet mbulimi i xhamit para, me një rrobë të thatë dhe plasma. Kartoni nuk këshillohet pasi ngjitet në xham.

4. Uji i xhamave
Nëse vuani në dimër nga ngrirja e ujit të xhamave, atëherë duhet të merni masa edhe për këtë. Në vend të ujit të xhamave, në vendet nordike, i hedhin ujë me përbërje antifrize, e cila mbron kundra ngrijes së ujit të xhamave. Gjendet lehtë në çdo dyqan pjesësh për makina.

5. Antifriza
Sapo vjen dimri gjëja e parë që duhet të bëhet është kontrolli i nivelit të atrifizës në ujin e motorrit. Nëse ka rënë duhet shtuar antifrizë. Antifriza duhet mbajtur edhe në verë, pasi mbron radiatorin dhe motorrin nga formimi i skorjeve.

6. Mos i ngrini frenat e dorës
Kur temperaturat janë me minus, nuk këshillohet qëndrimi i makinës me frena dore. Në vend të saj vendosni marshin e parë ose indietro, për manualet, ose P për automatiket. Ngrirja e frenave sidomos gjatë natës, nëse nuk e dalloni, ju shkakton probleme deri në prishjen e sistemit të frenimin të pasëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com