Kishte kthyer lokalin në kazino, procedohet penalisht 33-vjeçari në Korçë

Një shtetas 33-vjeçar në Korçë është proceduar në gjendje të lirë, për shkak se e kishte kthyer lokalin e tij në ambient për aktivitetin e lojrave të fatit.

Mësohet se gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin e tij, në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. K., 33 vjeç, banues në Korçë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij, në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close