KLSH zbardh si manipulohen tenderat – Skema: fillimisht me shprehjen “dhe/ose” fryhet fondi, pastaj përjashtohen konkurrentët

Kontrolli i Lartë i shtetit ka zbardhur një prej skemave që përdorin institucionet publike për të rritur vlerën e tenderave dhe më pas për të përjashtuar konkurrentët duke lënë në garë vetëm një të paracaktuar fillimisht.  Sipas KLSH, fillimisht institucionet abuzojne me shprehjen “dhe/ose” për të fryrë fondin limit, më pas shtrëngojnë rregullat e pjesëmarrjes për të lënë në garë vetëm një konkurrent

Në raportin e fundit për prokurimet publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbardh një prej skemave përmes të cilës institucionet fillimisht fryjnë vlerën e tenderave, e më pas sigurohen që të ketë vetëm një konkurrent.

Gjatë auditimeve të kryer nga KLSH ka rezultuar se, po thuajse në të gjitha institucionet qendrore dhe vendore, entet e tjera shtetërore dhe shoqëritë publike ka një fryrje të fondit limit nga ana e autoriteteve kontraktore për shkak të mungesës së qartësisë në legjislacion të metodologjisë së përllogaritjes së fondit limit në një procedurë prokurimi, duke vendosur për secilën alternativë shprehjen “dhe/ose”, në mungesë të një radhe dhe përcaktimeve se si duhet kryer secila alternativë në përllogaritjen e fondit limit.

Pas këtij veprimi evaziv, shpjegon Kontrolli i Lartë i Shtetit, autoritetet kontraktore me vendosjen e ekzagjeruar të kritereve të veçanta të kualifikimit, procedura e prokurimit çohet drejt pjesëmarrjes të vetëm një konkurrenti, pra në përcaktimin e fituesit që në shpalljen e tenderit.

“Në rastin e studimit të tregut, autoritetet kontraktore do të duhet të komunikojnë ngushtësisht dhe brenda një kornize ligjore me organet tatimore, pasi operatorët ekonomikë që janë objekt studimi, të dhënat e veprimtarisë tyre tek organet tatimore i raportojnë. Veç këtyre, e njëjta gjë duhet bërë dhe me organet doganore, kryesisht në kontratat e furnizimeve”, rekomandon në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit për të shmangur abuzimet me tenderat.

SCAN

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close