Kodi i ri Zgjedhor, Basha: Rama hodhi hapin e fundit drejt greminës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas miratimit në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor. Basha e konsideron miratimin si akt antikushtetues që shkatërron konsensusin e 5 Qershorit.

Ndër të tjera kreu i PD-së shton se Rama ka hedhur hapin e fundit drejt greminës, por asgjë nuk do ta shpëtojë atë nga humbja që e pret në zgjedhjet e ardhshme.

“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 Qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do t’i marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret”, tha Basha.

Kuvendi miratoi me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close