Kodiku I Shën Prodhomit, hyrja në stilin poetiko-filozofik të një testamenti.

 

Mbi fjalët e hyrjes të një testamenti të vitit 1693, të shkruajtur në Voskopojë në Kodikun e Shën Prodhromit sipas një stili poetiko-filozofik.

Tek kodiku i Shën Prodhromit, (botuar prej I. Martinianit, më 1939) ka qënë shkruajtur dikur një testament (v. 1693) hyrjen e të cilit po e sjell më poshtë në shqip, (nga greq. e periudhës postbizantine) që për nga ana e përpilimit me një stil poetiko – filozofik, duket se është i një niveli të tillë artistik që mund të konsiderohet, si një nga shkëndijat e para të iluminizmit letrar. Le ta dëgjojmë.
—–

“Voskopojë, në vitin 1693, më 20 nëntor,
Sipas zërit paralajmërues të Perëndisë, falë nevojës së fundit të natyrës së diçkaje që shpërbëhet, gjithçka që lidhet me njeriun, duhet që një ditë të vdesë.

Por një çast i tillë, nuk thuhet, nuk thuhet madje as dita dhe për më tepër, shpesh sipas porosisë evangjelike, vdekja vjen si vjedhës në çastet që nuk e pret, dhe nuk e di.

Për këtë arsye, unë Niska i Kiças (ose Kiços) një skllav i padenjë i Krishtit, që falë Perëndisë, i jetova vitet e jetës që kjo më dhuroi dhe arrita deri në gjashtëdhjet vjet dhe duke patur parasysh sëmundjet e shumta dhe të shpeshta që kam hequr, duke parë se po më rrëzohen muret e vetvetes, d.m.th. forcat e mia, parashikoj vdekjen time.

Duke mos pritur më, duke mos e shtyrë më dhe duke patur përkujdesin e Perëndisë mbështetje, si dhe mëntë dhe shëndetin trupor, bëj forcë të hartoj këtë testament… …”
……”

Nxjerrë nga: Ilia V. Ballauri ©
“Folklor Voskopojar” Korçë, 2015, fq. 90
Ilustrimi: Gravurë e Voskopojës, v. 1742

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button