Komisioni i Ligjeve i jep ‘okay-n’ marrëveshjes së Qeverisë shqiptare me kompaninë GAVI: Do blihen 1.14 milion vaksina për Covid dhe do paguhen 4 milion dollarë

Ulsi Manja, kreu i Komisionit te Ligjeve

Komisioni i Ligjeve ka votuar sot me shumicë votash marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria shqiptare me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.

“Miratohet me të gjitha votat e të pranishmëve ky projektligj. Relatorja të bëj gati projektligjin dhe ta bëjmë gati për seancën e të enjtes”, tha kryetari i Komisionit Ulsi Manja. Tashmë, pritet që projektligji t’i shkojë Kuvendit ditën e enjte dhe të marrë dhe pëlqimin e ligjvënësve.

Sipas projektligjit, Shqipëria do të marrë 1, 140, 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë) doza të vaksinës “COVAX Facility”, të kompanisë GAVI, të cilat mbulojnë 20% të popullsisë. Qeveria shqiptare do paguajë fillimisht 3, 990, 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë për këtë kontratë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close