Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Librazhd, ja cili është ai

Është shënuar rasti i parë me COVID-19 në qytetin e Librazhdit. Burime bëjnë me dije se i infektuar nga koronavirusi është një shitës në treg.

Sipas të njëjtave burime i infektuar është një i sëmurë kronik nga mushkuritë, i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Para disa ditësh, teksa i është nënshtruar testit, pacienti ka dalë negativ në tamponin e parë, ndërkohë që në testin e dytë që është bërë në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv.

Librazhdi është zonë e gjelbër dhe deri tani nuk ishte shënuar asnjë rast me COVID. Pritet që hetimi epidemiologjik të zbulojë ku është infektuar shitësi.

Telegraf Albania është portali klasik me veshje moderne që ka mbërritur tashmë dhe mungonte për shumë arsye.
Telegraf Albania do të jetë portali i debateve të forta intelektuale, në të gjitha fushat ku mund të bëhet debat.
Telegraf do të jetë zë kritik i shoqërisë dhe kombit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close