Konfirmon Ministria e Shëndetësisë/ Ndërrojnë jetë 4 persona, mes tyre e reja 21 vjecare

Gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të infektuar me koronavirus, konfirmon Ministria e Shëndetësisë. Mes tyre është edhe një vajzë 21-vjeçare, viktima më e re e koronavirusit e cila më parë u raportua si 23-vjeçare.

Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

Ndërkohë, nga 361 teste të kryera janë shënuar 85 raste të reja me Covid-19 dhe situata tek spitali Infektiv paraqitet e rëndë.

Vijon…

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close