Kontakt me të infektuarit, konfirmohet një rast i ri me Covid 19 në Pogradec

Pogradeci, ditët e fundit është bërë pjesë e listës Covid, duke u bashkuar me qytetet që deri më tani kanë shënuar një numër të lartë të rasteve të infektuar me koronavirus.Një rast i ri është konfirmuar këtë të hënë Pogradec, duke e çuar numrin e të infektuarve në 8.

Burime për Abc News bëjnë me dije se, se nga 20 tamponët e bërë orët e fundit ka rezultuar vetëm një pozitiv, ai është familjar i të infektuarve të mëparshëm.

Ndërkohë sot fatmirësisht kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus krahasuar me një ditë më parë në vendin tonë. 33 raste të reja janë konfirmuar me Covid 19 duke e çuar në 1995 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve, 44 kanë humbur jetën

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close