Koronavirus: policia e Melburnit arreston 74 protestues

Koronavirus: policia e Melburnit arreston 74 protestues


Më shumë se 70 vetë janë arrestuar në Melburn të Australisë, për shkak të një proteste të jashtëligjshme, kundër shtrëngimit të masave ndaj Koronavirusit.
Mbi 250 vetë morën pjesë në një protestë të jashtëligjshme, në shtetin e Viktorias, ku masat shtrënguese kanë filluar që në fillim të qershorit dhe priten të zgjaten deri në 26 tetor. Këto masa pritet që të vijojnë për arsye se në shtetin e Viktorias kanë qënë 75% e të prekurve dhe 90% e të vdekurve, nga Koronavirusi, në të gjithë Australinë.
Organizimi i protestës. Protesta ishte njoftuar nëpërmjet mediave sociale. Rreth 250 persona ishin mbledhur në tregun qendror ‘Queen Victoria’ dhe kërkuan të përfundonte izolimi i qytetit. Por, s’duhet lënë pa shënuar dhe reagimin e kryeministrit të Viktorias, Daniel Andrews, ku u shpreh se: ‘protestuesit janë egoistë, të paligjshëm dhe të gabuar’. Dekleratë e cila u bë të shtunën, një ditë para protestës.
Nga sot e në vazhdim pritet shtrëngimi i masave. Banorët e Viktorias lejohen të dalin vetëm dy orë në 24 orë. Shtetërrethimi ishte 21:00-05:00 dhe do të bëhet 20:00-05:00.
Ermir Sholla

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close