Koronavirusi ‘hyn’ në Bashkinë e Pogradecit, i infektuar edhe një punonjës banke

Në listën e institucioneve të prekur nga koronavirusi është futur edhe Bashkia e Pogradecit. Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve në qytetin e Pogradecit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 4 persona. Bëhet me dije se i prekur është një punonjës në Bashkinë e Pogradecit, një punonjës baknke, ndërsa 2 të tjerët janë kontakte të të infektuarve më parë. Menjeherë pas rastit të konfirmuar në Bashki është dizinfektuar ambienti, ndërsa DSHP po punon për gjurmimin e kontakteve që kanë pasur personat në fjalë. Vendi ynë prej ditësh ka shënuar një numër të lartë të të infektuarve. Gjatë 24 orëve janë shënuar 2 viktima dhe 96 raste të reja me Covid-19.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close