KQZ konfirmon në detyrë kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me 5 vota pro kërkesën e Partisë Demokratike për ndalimin e ushtrimit të detyrës për kryetarin e bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Sipas KQZ, Agron Malaj nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi në detyrë edhe kryetarin e bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra. Edhe ky vendim u more me unanimitet.

Na janar të këtij viti, PD akuzoi kryebashkiakun e Matit se ai prekej nga ligji i dekriminalizimit, pasi ishte i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje.

PD i kërkoi KQZ heqjen e menjëhershme të mandatit për Malajn.

Kryebashkiaku i Matit ka reaguar për akuzat e PD duke i hedhur ato poshtë si “hakmarrje” për detyrën e tij të mëparshme të punonjësit të Gardës së Republikës, të përfshirë gjithashtu në ngjarjen e 21 janarit 2011 kur gjatë një proteste të PS para kryeministrisë humbën jetën 4 persona.

Malaj ka thënë se ai po sulmohet pasi nuk iu bind urdhrave të Bashës, atëherë ministër i brendshëm, nën qeverinë e drejtuar nga PD.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Close